Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mesul të Pukës.
Si pasojë, banesa e shtetasit A. K., është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
“Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit A. K., ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.