Kronikë

Shkrumbohet banesa në Fushë-Krujë, shpëton e moshuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 03/03/21 |
Opi Nion

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Banesa ishte në pronësi të 80-vjeçares M.S.,  e cila fatmirësisht i ka shpëtuar flakëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia bën me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Pas