Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mbrëmjes në lagjen “28 Nëntori”. Flakët dyshohet se kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor, i cili ka shkaktuar zjarrin.
Sipas informacioneve janë djegur dy furgonë (njëri i shkrumbuar totalisht) dhe një kamion, në pronësi të shtetasit Andon Ribaj.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Pronari i mjetit tregon se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa, por pasi kanë parë kamerat e sigurisë, kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme. Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.