Dy makina në Ulëz janë shkrumbuar gjatë mbrëmjes së shkuar.
Mësohet se ato janë në pronësi të kryetares së Partisë Demokratike, Gjelina Kalthi, e cila është njëkohësisht është administratore e kësaj njësie në Ulëz.
Makinat e djegura ishin të parkuara pranë banesës së saj, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./Opinion.al