Tre automjete janë shkrumbuar orët e para të mëngjesit në Sarandë. Zjarri është konstatuar rreth orës 04:55 dhe makinat ndodheshin në garazhin e servisit të K.B., në fshatin Gjashtë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.10.2017 rreth orës 04:55, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në fshatin Gjashtë, në garazhin e servisit të shtetasit K.B., ka rënë zjarr dhe janë djegur 3 automjete.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.