Bota

Shkrimtari Salman Rushdie i mbijeton sulmit, por humbet shikim në njërin sy dhe …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:12 - 23/10/22 |
Opi Nion

Shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë pas sulmit që pësoi teksa përgatitej për të mbajtur një leksion në shtetin e Nju Jorkut dy muaj më parë. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij.

“The Guardian”, shkruan se deri më tani, shkalla e plotë e lëndimeve të Rushdie ishte e paqartë, por në një intervistë me El País të Spanjës, Andreë Wylie shpjegoi se sa serioz kishte qenë sulmi.

 “Plagët e tij ishin të thella, ai gjithashtu ka humbur shikimin e njërit sy. Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i janë prerë nervat në krah. Dhe ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks. Pra, ishte një sulm brutal”, tha Wylie.

Agjenti nuk pranoi të thoshte nëse Rushdie ishte ende në spital, duke thënë se gjëja më e rëndësishme ishte që shkrimtari të jetonte. Wylie tha gjithashtu se ai dhe Rushdie kishin biseduar për mundësinë e një sulmi të tillë në të kaluarën.

Personi i akuzuar për plagosjen me thikë të Rushdie u deklarua i pafajshëm për akuzat për tentativë vrasje dhe sulm të shkallës së dytë kur u paraqit në gjykatë më 18 gusht.

Autori 75-vjeçar, i cili mori kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980 pas botimit të romanit të tij Vargjet Satanike, u godit me thikë në qafë ndërsa doli në skenë për të mbajtur një fjalim mbi lirinë artistike në Institutin Chautauqua në 12 gusht.

24-vjeçari Hadi Matar, nga Fairview i Nju Xhersit, është burgosur pasi nuk pranoi fajësinë për tentativën për vrasje dhe për goditjet gjatë sulmit të 12 gushtit ndaj zotit Rushdie. Matar mbahet në Institutin Chautauqua, i ndodhur në një zonë rurale 89 kilometra në jugperëndim të Buffalos, që njihet për leksionet që mbahen aty gjatë stinës së verës.

Dy javë para sulmit, Rushdie i kishte thënë një intervistuesi se ai ndjente se jeta e tij ishte “shumë normale përsëri” dhe se frika e një sulmi ishte një gjë e së kaluarës./Opinion.al

Pas