Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dalë sot zyrtarisht në mbështetje të protestës së sutendëve. Në një dokument me 7 pika, të firmosur nga dekani, Sabri Laçi thuhet se dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve.
Deklaratë
Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-se deklaron se pedagogët:
1-rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme;
2-dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre;
3-janë kundër çdolloj nderhyrje dhe presioni, qe synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve;
4-kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë;
5-propozojnë ngritjen e një strukture me pjesemarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH;
6-rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSH;
7- i sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.
Prof.dr. Sabri LAÇI
*Shkresa