Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkresa/ Shtyrja e hetimeve për Tahirin, cilat janë provat e prokurorëve

2019/01/18 at 12:00 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkresa/ Shtyrja e hetimeve për Tahirin, cilat janë provat e prokurorëve

Former Albanian Interior minister Saimir Tahiri looks on in Tirana, Albania October 9, 2017 REUTERS/Florion Goga

Prokurorët që po hetojnë çështjen e Saimir Tahirit kanë kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar për “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/28 dhe 333/a të Kodit Penal dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në kërkim të provave të reja që mund të dalin nga hetimi deri në prill. Kjo pasi vendimmarrja ka mbetur peng i përgjigjes së dy letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Në vendimin për shtyrjen e hetimeve tre prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela arsyetojnë se më datë 10.12.2018 është dërguar kërkesa për ndihmë juridike Autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi (në vijim të letër-porosive të tjera) dhe akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutim të kësaj letër-porosie.

Po ashtu, në vijim të kërkesave për ndihmë juridike, më datë 04.01.2019 janë administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë aktet në ekzekutim të letër-porosisë dërguar Autoriteteve italiane të Drejtësisë më datë 31.12.2018. Këto akte aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.

“Meqenëse afati hetimor mbaron në datë 17.01.2019 është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 (tre) muaj, për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Autoritetet Italiane të Drejtësisë, si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit”, thuhet në vendim.

Vendimi i Prokurorisë

Ne Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela, Prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pasi studiuam aktet e procedimit penal Nr. 134 të vitit 2016,

Konstatuam

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë me iniciativë konform nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale ka regjistruar procedimin penal Nr. 313 të vitit 2017 për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/28 dhe 333/a të Kodit Penal dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, vepra këto të dyshuara si të kryera nga shtetasi Saimir Tahiri, lindur më 30.10.1979.

Në lidhje me këtë çështje janë në hetim dhe subjekte të tjera të dyshuara si bashkëpunëtorë të personit në hetim Saimir Tahiri. Në lidhje me këto fakte penale dhe subjektet e tjera të dyshuara si të përfshira, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe disa persona të tjerë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017. Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale më datë 18.10.2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017 dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretisht procedimin penal me Nr. 134 të vitit 2016.

Me procedimin 134/v2016 është bashkuar dhe procedimi Nr.320 i regjistruar bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 1901 të Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan. Kjo Prokurori pas hetimeve të zhvilluara ka vendosur shpalljen e moskompetencës lëndore dhe kalimin e akteve në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda.

Për hetimet që po zhvillohen në funksion të procedimit penal me Nr. 134 të vitit 2016, në datë 17.10.2017 për shkak të bashkimit të procedimeve rezulton të jetë shënuar emri i shtetasit Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person që i atribuohen veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/28 dhe 333/a të Kodit Penal dhe Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Nga ana e autoriteteve italiane të drejtësisë është arrestuar personi në hetim Moisi Habilaj dhe disa persona të tjerë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer në funksion të hetimeve që autoritetet italiane të drejtësisë po zhvillonin në lidhje me kapjen dhe sekuestrimin e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa në territorin e shtetit italian. Konkretisht, nga autoritetet ligjzbatuese italiane, grupit kriminal me organizator shtetasin Moisi Habilaj i janë sekuestruar lëndë narkotike në katër raste.

Rasti i parë është në datë 25.10.2013 ku në vendin e quajtur “Augusta” janë sekuestruar 1650 kg lëndë narkotike canabis sativa, rasti i dytë në datë 27.02.2014 në vendin e quajtur Palogonia ku u sekuestruan 290 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rasti i tretë në datë 29.07.2014 në qytetin e Catanias ku u sekuestruan 294 lëndë narkotike cannabis sativa dhe rasti i katërt në vendin e quajtur Risposto ku u sekuestruan 880 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe dy armë luftarake automatike.

Nga hetimet e kryera rezulton se i pandehuri Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish-Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri. I pandehuri Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet fisnore me ish-ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve të dhëna atij, kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit.

Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime konkrete dyshohet të jetë përfshirë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku dyshohet që një pjesë e përfitimeve monetare shkonin tek ish-ministri i Brendshëm, shtetasi në hetim Saimir Tahiri.

Më datë 10.12.2018 nga ana jonë është dërguar kërkesa për ndihmë juridike Autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi (në vijim të letërporosive të tjera) dhe akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutim të kësaj letërporosie.

Po ashtu, në vijim të kërkesave për ndihmë juridike, më datë 04.01.2019 janë administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë aktet në ekzekutim të letërporosisë dërguar Autoriteteve italiane të Drejtësisë më datë 31.12.2018. Këto akte aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.

Meqenëse afati hetimor mbaron në datë 17.01.2019 është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 (tre) muaj, për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Autoritetet Italiane të Drejtësisë, si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit.

Vendosëm:

Zgjatjen e afatit të hetimeve në procedimin penal Nr.134 të vitit 2016 në ngarkim të personit nën hetim, shtetasit Saimir Tahiri, për 3 (muaj), nga data 17.01.2019-17.04.2019. Të njoftojë me këtë vendim shtetasin Saimir Tahiri dhe mbrojtësit e tij, të cilët kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda dhjetë ditëve nga njoftimi.

 
Burimi: Balkanweb


Etiketa: prokuroriaprovatSaimir Tahirishkresat


Ju sugjerojmë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar
Kronikë

Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

26 Korrik, 2025 6:23 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë

26 Korrik, 2025 4:24 pm
Vrau babain, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta sepse bëri pis tualetin
Kronikë

Vrau babain, zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta sepse bëri pis tualetin

26 Korrik, 2025 3:54 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK lëshon 7 masa sigurie

26 Korrik, 2025 3:40 pm
Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë
Aktualitet

Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës nga burri, arrestohet 58-vjeçari në Tropojë

26 Korrik, 2025 2:11 pm
Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!
Kryesore

Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!

26 Korrik, 2025 12:28 pm
Para
Ç’është ‘telefoni budalla’, ja pse po përdoret masivisht nga miliarderët

Ç'është 'telefoni budalla', ja pse po përdoret masivisht nga miliarderët

Pakti për Universitetin/ Rama përballë ministrat e rinj me studentët

Pakti për Universitetin/ Rama përballë ministrat e rinj me studentët

Video/ Gjigandi i oqeaneve filmohet në brigjet e Hawaiit

Video/ Gjigandi i oqeaneve filmohet në brigjet e Hawaiit
















TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com