Rektorati i Universitetit të Tiranës i bën thirrje studentëve t’i japin fund protestës dhe t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete.
Në njoftim e publikuar këtë të premte, Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës.