Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHKRESA/ Filmoi kanabisin, policia e thërret për dëshmi. Ja reagimi i Ervin Salianjit

2016/11/05 at 3:51 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHKRESA/ Filmoi kanabisin, policia e thërret për dëshmi. Ja reagimi i Ervin Salianjit

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji është thirrur në datën 2 nëntor nga Policia e Tepelenës për të dëshmuar lidhur me parcelat e drogës të filmuara prej tij në muajin gusht.

Zyrtari demokrat rreth 4 muaj më parë arriti vetë të hyjë në një nga zonat e mbjella me hashash në Gusmar të Tepelenës dhe të denoncojë nga “vendi i krimit” fenomenin e kanabizimit të vendit.

Por mesa duket se ky ‘denoncim’ do t’i kushtojë atij një sqarim më të detajuar para policisë, që kërkon tashmë nga Salianji, që në kuadër të hetimeve, të japë të dhëna më konkrete se për cilën zonë bëhet fjalë dhe se si mundi të shkelë në parcelat me kanabis.

Por Salianji mësohet të mos ketë pranuar të shkojë për të dhënë sqarime para Policisë edhe pse në shkresën zyrtare të nisur në adresë të tij lexohet qartë paralajmërimi se në rast refuzimi do të shoqërohet forcërisht për të dhënë dëshminë e tij.

SHKRESA

Në një shkresë pa numër protokolli dhe pa datë, të firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore, Zyhdi Sakaj bëhet e ditur ndër të tjera se “për nevoja të procedimi penal, njoftohet personi për t’u paraqitur në Komisariatin e Policisë Tepelenë në datën 02.11.2016 në orën 10:00 shtetasi Ilir Salianji. Paraqitja kërkohet për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Në rast të mosparaqitjes ditën dhe orën e caktuar, pa patur pengesë të ligjshme, paralajmëroheni se në bazë të nenit 308 të Kodit të Procedurës Penale, mund të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore”, – thuhet në letrën drejtuar Sekretarit për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike.

REAGIMI

Ndërkohë me anë të një reagimi në “Facebook”, Salianji shprehet se “Nën kujdesin e posaçëm të policisë droga u mboll, u kultivua, u tha në diell dhe përpunua, u transportua, u shpërnda, u tymos dhe krijoi drama për mijëra familje dhe prodhoi miliona euro për Ramën e Tahirin!

Kjo shkresë është fytyra qesharake e një qeverie që nuk merr seriozisht as procedurat dhe jo më të marrë në konsideratë luftën ndaj krimit dhe kanabisit.

Në datë 1 Gusht publikuam për të gjitha mediat me vendndodhje konkrete, fshatin Gusmar (vendlindja e ministrit Tahiri) të plantacioneve pa fund të kanabisit.

Policia nuk mori asnjë masë dhe nuk bëri asnjë ndërhyrje pavarësisht se publikisht apo në përballje publike me drejtues të ministrisë i kam sfiduar për të shkuar në terren për të parë mbushjen e vendit me drogë! Sot 3 muaj pas denoncimit, policia e Tahirit qesharake deri në dhimbje si vetë ministri, më sjell këtë shkresë pa numër protokolli, pa datë, apo me data të lëna bosh duke kërkuar t’iu tregoj parcelat që vetë kishin mbjellë.

Sot që droga është korrur, është tharë, është transportuar në shoqërimin e policisë, është shpërndarë dhe është tymosur duke prodhuar dramë për mijëra të rinj dhe familjet e tyre, e shumë para për Ramën e Tahirin. Sot mund të vij t’iu tregoj se ku shkojnë paratë e drogës dhe si janë bërë gati për të blerë votat për të kërcënuar zgjedhësit e për të mbajtur në pushtet qesharakë të llojit tuaj që paguhen nga taksat e qytetarëve për të luftuar krimin, por të bërë njësh me të”, – shkruan në “Facebook”, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.

Shkresa112

Etiketa: ervin salianjikanabisipolicia

Ju sugjerojmë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Policia e konfirmon: Ja 11 shefat që lëvizin në Lezhë. Akuzat e PD-së, të pabaza

Policia e konfirmon: Ja 11 shefat që lëvizin në Lezhë. Akuzat e PD-së, të pabaza

Qeveria ju ndihmon me para për të blerë makinë të re? Ministria e Mjedisit sqaron lajmin

Qeveria ju ndihmon me para për të blerë makinë të re? Ministria e Mjedisit sqaron lajmin

“Facebook” nën hetim

“Facebook” nën hetim

TE FUNDIT

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com