Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se ka dhunuar dhe grabitur dy gra. Pre e dhunës kanë rënë një grua 75-vjeçe dhe vajza e saj 52-vjeçe në Nea Manolada.
Pasi i ka goditur dhe i ka mbyllur në tualet, shqiptari ka arritur të marrë rreth 400 euro. Por kjo shifër nuk i ka mjaftuar… Ajo që të bën çudi është fakti se shqiptari ka detyruar 52-vjeçaren që të shkojë të marrë para borxh tek fqinji duke kërcënuar se do të vriste nënën e saj.
Gruaja trokiti në derën e fqinjit dhe duke u përgjëruar arriti të merrte dhe 100 euro. Sapo i dha paratë grabitësit, ai e lidhi dhe më pas e përdhunoi./ Opinion.al