Ditën e sotme ka shkuar në ambientet e SPKA, Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.
Sipas informacioneve, Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Beleri akuzon kryetarin në detyrë i kësaj Bashkie, i ka dhënë tokë në Himarë Olta Xhaçkës.
Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.
Një ditë më parë kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u mor në pyetje në SPAK për mbi tri orë. Ai ka refuzuar të flasë për mediat për shkak se siç tha, çështja është në hetim.
Ndaj tij janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili nuk ka marrë detyrën pasi u arrestua me akuzën e blerjes së votave.