Situata e nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë që u helmuan nga ushqimi është rënduar. Shumë prej fëmijëve janë rikthyer në spitalin e Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.
Mësohet se në këto 48 orë, rreth 50 fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Simptomat e tyre kanë qenë kryesisht dhimbje barku dhe të vjella. Prindërit bëjnë fajtor “Fast food-in” ngjitur me shkollën për këtë ngjarje.
Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sanduiçi në këtë “Fast food”.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të “Fast food-it” për të identifikuar shkaqet e helmimit. /Opinion.al