Numri i personave që humbën jetën nga një sulm me hark dhe shigjeta në Norvegji, ka shkuar në pesë, ndërsa shortohen më shumë se 12 të plagosur.
Policia tha se i dyshuari për vrasjet në qytetin Kongsberg është një shtetas danez 37-vjeçar, ndërsa njofton se do të hetojë nëse sulmi ishte një akt terrorizmi. Gjatë sulmit u plagosën edhe dy pjesëtarë të policisë dhe një oficer që ishte jashtë detyrës.
Incidenti ndodhi në zona të ndryshme të qytetit që gjendet 68 kilometra në jugperëndim të Oslos, madje edhe në një supermarket.
Kryeministrja, Erna Solberg tha se raportet për ngjarjen ishin “tmerruese”.
Kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në Norvegji, që nga viti 2011, kur ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz, shumica prej tyre adoleshentë në një kamp rinor. Pas sulmeve, policia, e cila normalisht është e paarmatosur në Norvegji, u urdhërua të mbante armë zjarri në mbarë vendin./Opinion.al