Ka shkuar në 4 numri i viktimave si pasojë e një aksidenti të ndodhur në by passin e Tepelenës. Policia bën me dije se kanë qenë 3 automjete të përfshira në aksident, ndërsa nuk dihen ende emrat e viktimave.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.