Koronavirusi vijon të shkaktoj mijëra viktima në botë, ndërsa vendi më i prekur është Italia. Ndërkohë, mësohet se 184 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.
Sipas informacioneve, 40 persona humbën jetën në 24 orët e fundit. Autoritetet Shëndetësore të spitalit Harroë në Northëick Park në një periferi të Londrës, bëjnë me dije se spitali është në krizë për shkak të numrit të pacientëve të dyshuar pozitiv të pranuar, duke treguar se ai ka shteruar 33 shtretërit në dispozicion për urgjencën.
Deri tani Britania e Madhe ka shënuar gjithsej 3405 raste të infektuarish./ Opinion.al