Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkollat do hapen, po nxënësit do ruhen me policë?

2020/08/18 at 3:27 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkollat do hapen, po nxënësit do ruhen me policë?

Nga Aldo Baxhaku –

Situata për nisjen e vitit të ri shkollor vijon të mbetet e paqartë, pa një vendim konkret nëse shkollat do të hapen dhe si parashikohet të ndodhë kjo gjë. Në një komunikim “online”, dy ministret Manastriliu dhe Shahini thanë se ende janë duke u vlerësuar mundësitë.

U tha se shkollat do të hapen në varësi të madhësisë së tyre dhe se po parashikohet të ndahen klasat në grupe. Kur duhet më pak se një muaj nga data 14 shtator, e paracaktuar për nisjen e vitit shkollor, ende nuk ka një vendim sa është madhësia e shkollave që do të hapen, sa nxënës do të ketë një klasë, sa do të zgjasë ora mësimore, me sa turne do të punohet.

Ministret thanë se detajet janë ende duke u përpunuar, që do të thotë se ende nuk janë gati dhe rrezikojnë të dalin pak para nisjes së shkollës.

Për të vënë në zbatim një plan të tillë që do të riorganizonte të gjithë strukturën e funksionimit të insitutcioneve arsimore duhet kohë, në të kundërt ose shkolla do nisë me vonesë ose masat nuk do të zbatohen siç duhet.

Prandaj, shprehja “shkollat do të hapen”, nuk ka vlerë dhe madje bie në kundërshtim me atë që vetë qeveria thotë se “çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”.

Cikli i paqartësisë vijon edhe këtu. Kush janë institucionet përgjegjëse për garantimin e masave dhe distancimit? Pse nuk thuhen me emra cilat janë këto insitucione të cilat do të marrin këtë vendim kaq të rëndësishëm?

Deri tani, dimë që policia është ajo që gjobit kur nuk mbahet maska. Policia është duke u konsultuar për hapjen e shkollave?

Qytetarëve po iu bëhet thirrje ditë e natë të zbatojnë masat se gjithçka varet nga sjellja e tyre. Qytetarët po konsultohen për hapjen e shkollave?

Mesa dimë, deri tani jo. Dimë vetëm që mësuesve iu është komunikuar me mesazh në celular kur të paraqiten në punë. Pa i pyetur askush e pa marrë nga ata asnjë lloj mendimi.

Gjëja tjetër që po na thuhet, është se ky është një vendim, që nuk është marrë kudo njësoj. Vende të ndryshme e kanë gjetur ndryshe zgjidhjen, sipas situatës së tyre epidemiologjike.

Dakord, pra edhe vendimarrja për hapjen e shkollave të merret bazuar në situatën e pandemisë në vendin tonë. Nga ana tjetër në po të njejtën dalje “online” ministrja e Shëndetësisë tha:

“Nga vlerësimet sistemike të kryera nga Qendra Europiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, rezulton se transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e duhura të distancimit fizik, higjenës dhe masa te tjera, ato kanë pak gjasa që të jenë mjedise efektive të shtimit të transmetimit të virusit, më shumë se sa vendet me densitet të njëjtë të njerëzve, si psh. në vendet e punës apo vendet argëtuese”.

Së pari, ECDC-ja është një qendër e specializuar në analizimin e të dhënave kryesisht për vendet e BE por edhe brenda BE ka qasje dhe vendimarrje të ndryshme sa i përket hapjes së shkollave. Pra të ecim jo sipas situatës sonë po sipas vlerësimit të ECDC-së për vende jo si i yni.

Të thuash që transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë, në një periudhë kur shkollat kanë qenë të mbyllura dhe kur pandemia ka qenë në një faze krejt tjetër nga kjo aktuale, tregon paqartësi të thellë.

Akoma më shqetësues është fakti tjetër që nuk merret në konsideratë, që të rinjtë janë transmetuesit kryesorë të virusit aktualisht.

OBSH-ja dhe jo vetëm, kanë më shumë se një muaj që përsërisin thirrje dhe apele për të rinjtë.

Ne na thuhet se në ambjentin ku të rinjtë socializohen më shumë nuk ka rrezik të përhapet virusi. Mos vallë kujtojnë se nxënësit nga shtëpia në klasë zhduken si me buton?

Harrojnë të gjitha takimet dhe bisedat që ndodhin para, ndërmjet dhe pas orëve të mësimit?

Nëse shkolla është hapësirë e sigurt për mos përhapjen e virusit kur zbatohen rregullat atëherë çfarë duhet të themi për spitalet. Aty ku masat mbrojtëse janë më të mirat. Ato që u kthyen në vatrat kryesore të shpërthimit të virusit.

Gjithmonë është thënë se mjeku u infektua nga pakujdesia. E kur një mjek, i përgjegjshëm e që e di rrezikun që po lufton, ndodh të jetë i pakujdesshëm, le të imagjinojmë si do të jenë nxënësit e shkollave nga klasa e parë deri në të 12. Apo do i ruajnë me policë? /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rritet bilanci i viktimave nga virusi në Kosovë

Covid-19/Kosova raporton sërish më shumë të shëruar se raste të reja

Mbërrijnë kitet e para të testeve të shpejta nga BE

Mbërrijnë kitet e para të testeve të shpejta nga BE

Ndër 50 më të kërkuarit, kapet 61- vjeçari i dënuar me burg të përjetshëm

Ndër 50 më të kërkuarit, kapet 61- vjeçari i dënuar me burg të përjetshëm

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com