Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkollat dhe kopshtet e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë, PD:Të bëhen hetime

2019/12/27 at 3:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkollat dhe kopshtet e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë, PD:Të bëhen hetime

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dhe dhe pedagogu Ndriçim Mehmetit, denoncuan mungesën e transparencës nga Bashkia e Tiranës për gjendjen reale të shkollave dhe kopshteve.


Ata kërkuan nga Prokuroria të hetojë pa vonesë dhe të vërë para drejtësisë këdo që, përmes vjedhjes dhe abuzimit, ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, që nga Erion Veliaj, tek ndërtuesit dhe ata ata që kanë marrë në dorëzim objektet me cilësi të dobët.

PD kërkoi riverifikimin e të gjitha shkollave dhe kopshteve të Tiranës duke përfituar edhe nga boshatisja e shumicës prej tyre gjatë pushimeve dimërore.

“Tërmeti i një muaji më parë ka dëmtuar disa shkolla dhe kopshte në Tiranë. Një ndër ta është kopshti 42, ku gjendemi. Tani ai është i mbyllur, pa fëmijë brenda, sepse, siç na kanë njoftuar prindrit, ekziston një akt që thotë se kopshti nuk mund të frekuentohet nga fëmijët dhe edukatorët. As prindërit, as edukatorët nuk janë lejuar të shikojnë kopshtin nga brenda, duke mos bërë asnjë transparencë për gjendjen e tij. Akt eskpertimi nuk jep asnjë informacion për kopshtin e rikonstruktuar 4 vite më parë sipas nismës propagandistike të Bashkisë së Tiranës “Adopto një kopësht”. Ka qenë vetë Erion Veliaj, i cili ka ardhur dhe ka inauguruar kopshtin, duke trumbetuar se kopshti është me standarde të larta dhe me kushte shumë të mira për fëmijët. 4 vite më pas kopshti është i mbyllur, jofunksional nga dëmtimet pas rikosntruksionit propagandistik dhe në kushte jo të mira. Të abuzosh me fondet publike, të abuzosh me jetët e fëmijëve, është një krim i dyfishtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria fshehin informacionin se kush e ka kolauduar kopshtin, me sa fonde është rikonstruktuar dhe, mbi të gjitha, nuk ka ansjë person nën hetim për atë çfarë ka ndodhur me këtë kopësht. Zhvendosja e fëmijëve nga këtu tek kopshtet e tjera, është kosto për prindrit, rritja e numrit të fëmijëve në kopshtet e tjera është edhe më shqetësuese, por çfarë është më e rëndësishme është nisja e hetimit për të gjithë ata persona përgjegjës, duke nisur nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili e inauguroi me zhurmë të madhe, tek kolauduesit dhe rikonstruktuesit e kopshtit.”, tha Pampuri.

Ndërsa Ndriçim Mehmeti nga shkolla “Kongresi i Lushnjës” u shpreh:

“Jemi këtu para shkollës “Kongresi i Lushnjës”, një nga shkollat që ka patur problematika gjatë lëkundjeve të tërmetit në datën 26 nëntor. Problematika që ajo ka është vërtetuar nga 2 akt ekspertiza. Aktekspetiza e parë, e cila thotë që kjo shkollë duhet të pezullonte menjëherë mësimin, më vonë del një akteskpertim i dytë, që thotë se kjo shkollë duhet të vazhdojë mësimin. Këtu nuk kemi siguri, nëse jeta e fëmijve gjatë shkollimit është i sigurtë. E njëjta gjë ndodh edhe në shkollën “Emin Duraku”, e cila ka patur më shumë se 3 akt ekspertimi, që kundërshtojnë njëra-tjetrën.Pra, Instituti i Ndërtimit nuk ka akoma një sqarim publik se çfarë do të bëhet në këto shkolla. Kjo tregon hapur papërgjegjshmërinë e Bashkisë së Tiranës, të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë, për të marrë masat e nevojshme që shkollimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor të jetë sa më e mirë. Një nga kushtet kryesore është padyshim siguria fizike e fëmijëve.Është rasti për t’i bërë thirrje bashkisë dhe qeverisë të rikontrollojë edhe një herë shkollat tani që janë pushimet. Të shohë çfarë mund të rregulolohet në këto shkolla dhe në rast të kundërt, të trasnferoj ëfëmijët në shkolla më të sigurta për një process mësimor sa më të sigurtë. Është kjo mundësia që jo vetëm të bëhet transparencë për të gjtiha dëmet që janë bërë, por të bëhët publik edhe kostoja që duhet paguar përsëri për rikonstruksionin e këtyre shkollave.Shkolla Kongresi i Lushnjës ëstë rikonstruktuar në datën 21 mars 2017 me një bujë të madhe nga politikanët, përfshi parlamentarë, qeveritarë, ministrja e arsimit të kohës dhe kryebashkiaku Veliaj. Është koha për transparencë dhe llogaridhënie, jo për t’u fshehur pas akteve korruptive.”/Opinion.al

Etiketa: Kongresi i Lushnjesshkollatermet


Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Thaçi e fton sërish në takim Albin Kurtin

Thaçi e fton sërish në takim Albin Kurtin

‘Valë e re largimesh nga Shqipëria’, apeli i Metës

Tërmeti i 26 nëntorit, Meta dekreton tre ligje

Granit Xhaka gati të largohet nga Arsenali, mund të transferohet tek…

Granit Xhaka gati të largohet nga Arsenali, mund të transferohet tek...
















TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com