Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkolla pa ujë, pa drita dhe me tualete jashtë funksionit, bashkia nuk ka dijeni

2022/04/06 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkolla pa ujë, pa drita dhe me tualete jashtë funksionit, bashkia nuk ka dijeni

Për problemin e qendrës shëndetësore pa ujë e drita, “Stop” shkoi në Kukës dhe takoi drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Hasan Halilaj. Ai tha, se është kompetencë e Drejtorit të Qendrës Shëndetësore administrimi i qendrës në bashkëpunim me Fondin e Kujdesit Shëndetesor.

Hasan Halilaj: Qendra Shëndetësore është person juridik më vehte, kanë financa më vehte, kanë staf më vehte dhe çdo qendër shëndetësore është ashtu siç është njësia vendore në aspektin e administrimit të fondeve. Të gjitha fondet e qendrave shëndetësore, janë fonde që merren nga fondi i sigurimeve dhe atje japin llogari për mënyrën se si i administrojnë këto fonde. Ndërsa njësia e Kujdesit Vendor Shëndetësor merret në aspektin e administrimit të punës të çdo infermieri në shërbim të komunitetit.

Ndërsa tek Fondi justifikohen, se këtë detyrë e ka Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorin e Qendrës Shëndetësore.

SDKSh Kukës: Për pjesën e energjisë elektrike, për pjesën e mirëmbajtjes, është DSHP poshtë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës.

Gazetarja: Sa erdha nga DSHP poshtë dhe njësia tha, që e bën vetë drejtori i Qendrës Shëndetsore.

SDKSh Kukës: Drejtori gjithmonë me Njësinë Vendore, jo me ne. Ne financojmë shërbimet shëndetësore. Ne jemi Drejtoria Rajonale e Kujdesit Shëndetsor.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Mamzës është Z. Florjan Sokoli ku duhet thënë se është me leje. Në lidhje me këtë situatë, i kaluan disa përgjegjësi  nga institucionet e tjera. Në këtë mënyrë, emisioni “Stop” i ka bërë një telefonatë.

Gazetarja: Ju jeni drejtor i Qendrës Shëndetësore Kolsh dhe njëkohësisht i Mamzës?

Drejtori: Po, po!

Gazetarja: Drejtor, unë isha për problemin e mungesës së energjisë elektrike.

Drejtori: Ky problem ka disa kohë edhe nga fillimi i krijimit të qendrave shëndetësore, zona ime nuk është se ka patur kontrata dhe unë nuk kam qenë i informuar. Kam bërë kërkesën edhe te OSHEE dhe Drejtoria Rajonale për shtesë fondi edhe jemi në procedura me OSHEE, për të lidh kontratat, pasi janë 8 pika, që duhen plotësuar.

Gazetarja: Qendra shëndetësore rezulton debitore, apo çfarë probemi ka që nuk lidhet kontrata?

Drejtori: Jo nuk është debitore, po nuk kanë qenë lidhur kontratat që nga fillimi dhe kjo nuk ka qenë përgjegjësi e imja, sepse unë kam 1 vit e ca, që kam fillu. Qëkur kam filluar, nuk kam qenë në dijeni, që nuk ka kontrata energjie elektrike.

Gazetarja: Ka ndonjë tarifë nga ana e qendrës shëndetësore që duhet paguar dhe ju keni vështirësi apo?

Drejtori: Po ka tarifa që duhen paguar për lidhjen e kontratave dhe vjet, kur unë jam vënë në dijeni për këtë gjë, nuk kemi pasur fond për lidhjen e kontratave, pasi nuk ka qenë planifikuar, dhe planifikimi nuk është bërë nga unë. Tani, këtë vit janë planifiku të gjitha dhe jemi lidhur me OSHEE dhe jemi në procedura, që do lidhen. Besoj shumë shpejt.

“Stop” takoi nënkryetarin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana i cili tha se nuk kanë pasur informacion në lidhje me këtë problematikë.

Gazetarja: Pusi i ndërtuar me një investim totalisht privat nga dy banorë të fshatit, por që janë investitorë jashtë Shqipërisë, ishte menduar që të bënte furnizimin me ujë dhe për shkollën 9-vjeçare që ishte në krah të qendrës shëndetësore. Fatkeqësisht, duke qenë se energjia elektrike nuk është lidhur ende për qendrën shëndetësore, shkolla vazhdon të jetë e penalizuar sepse nuk ka ujë dhe tualetet i ka jashtë funksionit. Arsyeja pse vijmë tek bashkia e Kukësit është pikërisht se është kompetencë e bashkisë mirëmbajtja e insitucioneve arsimore. A jeni në dijeni ju për këtë?

Nënkryetari i Bashkisë Kukës: Faktikisht, bashkia e Kukësit ka në administrim të gjithë shkollat përsa i përket infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së tyre. Ne për këtë shkollë, nuk kemi pasur një kërkesë zyrtare që të na njoftojnë sepse është detyrë e shkollës dhe të gjithë strukturës arsimore që të na njoftojnë. Ne nuk jemi njohur me këtë problematikë dhe në këtë moment, ne do të marrim informacionet e plota dhe masat tona për të siguruar ujin e rrjedhshëm atje në atë shkollë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

19 Dhjetor, 2025 2:32 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

19 Dhjetor, 2025 2:13 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

19 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
Para
SHBA skeptike, Çekia vendi i parë i NATO-s që dërgon tanke në Ukrainë

SHBA skeptike, Çekia vendi i parë i NATO-s që dërgon tanke në Ukrainë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ky është gabimi që bëjmë pas dushit

Ky është gabimi që bëjmë pas dushit

TE FUNDIT

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
19 Dhjetor, 2025

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet...

Lexo më shumë

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
19 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
19 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, pas asaj që ai e cilësoi si...

Lexo më shumë

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
19 Dhjetor, 2025

Ahmed al Ahmed, njeriu që u shpall hero në Australi pasi u përball i paarmatosur me autorët e sulmit terrorist...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com