Shkolla 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Tiranë do të ketë një laboratorë të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 SmartLab-eve të implementuara deri më tani në shkolla.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, i cili shkruan se do të shtohen edhe 654 laboratorë të tjerë inteligjentë nëpër shkolla.
“Mirmëngjes, dhe me laboratorët e rinj inteligjentë të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Tiranë, pjesë e rrjetit të 300 SmartLab-eve në shkolla, si dhe me lajmin e mirë se me investimin e qeverisë shqiptare, do të kemi edhe 654 laboratorë të tjerë inteligjentë, duke siguruar që shkollat me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab, ju uroj një ditë të mbarë“-shkruan Rama.