TIRANË- Komuniteti rom që jeton në zonën e Selitës është përplasur sot me policinë pasi Inspektoriati Ndërtimor nisi tu shembë shtëpitë. Ata thanë se “nuk dalim nga banesat tona pa marrë kompensimin”. Romët kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa INUK ka mbërritur në zonën pas pallatit me shigjeta dhe po përgatitet për prishjen e banesave që janë deri në 2 kate. Romët kërcënuan me vetëflijim nëse shteti nuk merr masa për strehimin e tyre. Janë rreth 10 banesa që Qeveria ka vendosur ti shembë për ti hapur rrugë punimeve për unazën e madhe.