Ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak një 53-vjeçar nga Vora.
Policia bën me dije se mëngjesin e sotëm është paraqitur në spital shtetasi G. K., 53 vjeç për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.