Bota

Shkoi në SHBA, si doli Zelensky nga Ukraina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 22/12/22 |
Opi Nion

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe lideri ukrainas u kthye prej saj me miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe mbështetje amerikane deri në fund të luftës.

Por realizim i kësaj vizite kishte rreziqet e saj, rreziqe të njëpasnjëshme dhe siguri të fortë.

Masat e jashtëzakonshme të marra për transportimin e presidentit Zelensky nga Ukraina në kryeqytetin amerikan treguan edhe njëherë se sa vendimtare është marrëdhënia mes dy vendet.

Pas vizitës në front në Ukrainën lindore të martën, transportimi i Zelensky për në Uashington filloi me një udhëtim nate me tren në Poloni përpara se të hipte në një aeroplan të Forcave Ajrore të SHBA, i mbështetur nga një aeroplan spiun i NATO-s dhe një avion luftarak F-15.

Lajmet për vizitën në Uashington nisën të qarkullonin në fillim të kësaj jave, por nuk u konfirmuan deri herët në mëngjesin e së mërkurës, kur zyrtarët amerikanë u ndjenë të sigurt.

Shumë udhëheqës dhe zyrtarë perëndimorë kanë udhëtuar me tren për të vizituar Zelensky në Kiev, por kjo ishte hera e tij e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Rusi.

Pas