Një 31-vjeçar nga Shkodra me një sëpatë në dorë ka terrorizuar qytetarëtpasi ka nisur të presë një pemë në lagjen “Xhabiej”.
Klaudio Haxhia përrreth 20 minuta ka goditur pemën duke nxjerrë mllefin që kishte ndaj shtetit.
“Më kanë bërë padrejtësi shteti dhe dua të pres pemën”, – dëgjojet 31-vjecari. Të njoftuar nga qytetarët forcat e policisë mbërritën në vendngjarje për të neutralizuar situatën.
Ai nuk ka pranuar të dorëzohet, ndërsa oficerët e rendit kanë shfrytëzuar një moment për të ndërhyrë e për t’i hequr sëpatën nga duart.
Klaudio Haxhia është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar për këtë ngjarje.