Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të këtij janari, njofton Klan Kosova.
Emri i tij është duke u lakuar në mesin e Sergio Ramos dhe Aymeric Laporte, për të iu bashkuar skuadrës bavareze.
Bavarianfootball raporton se Mustafi shihet si zgjidhje e duhur për të luajtur në mbrojtjen e klubit gjerman.
Ai përshkruhet si lojtar që fillimisht vuri vulën me Sampdorian në Itali, para se të kalonte në Spanjë te Valencia.
23 vjeçari është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane.
Marre nga Klan Kosova