Aktualitet

Shkodra “zonë e kuqe”, qytetarët nuk respektojnë masat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 11/05/20 |
Opi Nion

Edhe pse qyteti i Shkodrës është një ndër ndër zonat e kuqe për shkak të zinxhirit të infektimit me koronavirus, duket se qytetarët i janë  rikthyer normalitetit të plotë.

Në këtë qytet vijon të regjistrohen raste të reja me koronavirus, por kjo gjë nuk i ka penguar qytetarët të lëvizin lirshëm në rrugët e Shkodrës.

Rrugët janë mbushur me njerëz si në situatë normale, ndërsa shpesh herë nuk respektohen dhe masat e marra kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Me sa duket edhe policia nuk shikohet me rrugëve të qytetit, për të imponuar distancimin social, apo marrjen e masave parandaluese.

Postblloqet e policisë dhe forcave të armatosura të ushtrisë, janë përqendruar në rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit, ku drejtuesve të mjeteve u kërkohen lejet dhe autorizimet përkatëse.

Duket se puna e uniformave blu është përqendruar të krijojnë kontrolle të rrepta dhe të mos lejojnë lëvizje të paautorizuara mes zonave të kuqe dhe atyre të gjelbra nga Covid-19./ Opinion.al

Pas