Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shkodra totalisht e boshatisur”, Bardh Spahia: Ngjarja e rëndë shënoi bilanc lufte

2024/10/30 at 11:17 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkodra totalisht e boshatisur”, Bardh Spahia: Ngjarja e rëndë shënoi bilanc lufte

Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë. Si pasojë e një atentati në Dobraç të Shkodrës mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe një grua e pafajshme, kurse bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rënduar, duke luftuar për jetën.


Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan tha se sot Shkodra ishte e boshatisur nga qytetarët. Ngjarja e rëndë shënoi një bilanc lufte në këtë qytet. Teksa më tej shtoi se ngjarja ishte e paralajmëruar duke marrë shkas nga atentati i disa javëve më parë ndaj 32-vjeçarit Arlind Bushati. Sipas Bardh Spahisë është shqetësuese fakti që krimi i organizuar ka marrë nën kontroll totalisht gjithë vendin, e në veçanti Shkodrën.

Bardh Spahia: Shkodra sot po e mbyll ditën me një masakër, me një bilanc lufte. E filloi me djegien e dy makinave në përdorim të një oficeri policie në mëngjes dhe e vazhdoi ditën me atë masakër të tmerrshme, që mori dhe jetë të pafajshme. Sigurisht që nuk ishte e paparalajmëruar me të drejtë e tha dhe gazetarja nga Shkodra, me të drejtë themi se ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Blendi Fevziu: Për arsye të atentatit të tre javëve më parë.

Bardh Spahia: Për arsye të asaj tentative të tre javëve më parë apo dhe ngjarjeve të tjera të mëparshme. Ajo që kuptojnë sot qytetarët shkodranë, të cilët e kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë këtë situatë sot. Po më njoftonin miqtë dhe të njohurit e mi që Shkodra sot ishte një qytet pothuajse i boshatisur.

Blendi Fevziu: Kur ndodh një situatë si kjo njerëzit zhduken, kjo është normale. Mbyllet secili në shtëpi.

Bardh Spahia: Pra atmosfera në një qytet nga më të rëndësishmit e Shqipërisë, i cili njihet jo vetëm për kulturën, por dhe për atmosferën e gëzuar, festive, gjendet sot thellësisht i tronditur dhe i pafuqishëm, i vetëm karshi krimit të organizuar i cili duket sikur ka marrë totalisht nën kontroll situatën në Shqipëri në përgjithësi dhe veçanërisht në Shkodër.

Blendi Fevziu: Spahia, kjo përplasje mesa bandave është për interesa apo është për banalitete, se këtu duket sikur është për banalitete.

Bardh Spahia: Ka për interesa, ka dhe për ngjarje krejtësisht banale. Ajo se çfarë është e rëndësishme, është se çfarë vërehet tek qytetarët sot, që është sensi i vetmisë së plotë në përballje me këtë situatë. Ajo se çfarë është evidente sot dhe që dëgjohet nga çdo qytetar i Shkodrës, është mungesa e plotë e shtetit dhe aq më keq akoma përfshirja e strukturave të shtetit, të cilat do të duhet të luftonin krimin e organizuar dhe këto banda janë thellësisht të përfshira në këto ngjarje, të përdorura nga krimi edhe madje të imponuara dhe të drejtuara nga krimi organizuar.



Ju sugjerojmë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Para
Pak sekonda pas atentatit në Shkodër, Opinion publikon pamjet e reja

Pak sekonda pas atentatit në Shkodër, Opinion publikon pamjet e reja

Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e enjte 31 tetor 2024 

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Kthjellime dhe temperatura relativisht të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot 
















TE FUNDIT

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
16 Tetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “X” ndaj një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon...

Lexo më shumë

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
16 Tetor, 2025

Vetëvendosje ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme në...

Lexo më shumë

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta...

Lexo më shumë

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
16 Tetor, 2025

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com