Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkodra, histori bandash/ Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze

2018/09/03 at 8:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkodra, histori bandash/ Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze

Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore. Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël.


Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë.

Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre, por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet. Në zgjedhjet e vitit 2013, pothuajse të gjitha bandat e kishin nga një protektor politik, por në zgjedhjet e vitit 2015 nisën të lëkunden balancat, për tu prishur fare në zgjedhjet e vitit 2017.

Mëritë në Shkodër kthehen shpejt në përplasje me armë e vrasje dhe kjo ndodhi. Më 13 janar, ndaj Lulzim Kullës u bë atentat me eksploziv. 42-vjeçari me precedentë penalë ka lidhje familjare me një nga familjet e njohura që kontrollojnë gjobëvënien e biznesit. Shënjestra shpëtoi, por arrestohet më vonë ndërsa po ikte në Greqi.

Pak muaj më vonë, vritet me armë zjarri Mehdi Kavaja, pronari i një servisi të automjeteve. Ai u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, por asnjë autor dhe motiv nuk u zbulua.

Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.

Në 10 gusht vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.

Që prej datës 23 gusht janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa. Vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër.

Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit. Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici. Babai i tij, një këshilltar bashkiak, kryetar i një partie të vogël, aleate me PD-në, nga ngujimi tha se pushteti ndihmon bandat. Ai bëri edhe një premtim: “Jemi nën kontrollin e familjes, jemi nën disiplinën e familjes dhe do të qëndrojmë këtu sepse e kuptojmë që ky shtet ka vendosur që të luftojë me familjen Lici”.

Në Shkodër qytetarët janë të shqetësuar, por mundohen që të qëndrojnë larg asaj që po ndodh.

“Nuk ka siguri, po vriten njerëzit përditë. Kur nuk ka shtet, nuk ka as rend”, thonë qytetarët.

Që nga janari i këtij viti, në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të cilat nuk janë zbardhur. Ngjarje të rënda kriminale të cilat, sipas banorëve të frikësuar, kanë ndodhur për shkak të përplasjes së familjeve që kanë marrë karakter mafioz.

Stili i punës së tyre janë gjobëvënia, zhvatja, por edhe trafiqet. Për opozitën, ngjarjet kanë sfond politik, por këtu në Shkodër të gjithë e dinë dhe e thonë nën zë se këto familje kanë lidhje të forta politike.

Dikur punonin bashkë, pa hyrë në territorin e njëri-tjetrit, por tani duket se politika ka prishur balancat dhe ajo që po ndodh në Shkodër i ngjan shumë Palermos apo Napolit të viteve ‘70. Forca e shtetit nuk po ndihet, ndërsa të fortët kanë kthyer në fortesa lagjet periferike të këtij qyteti që sot më shumë se kurrë ndjen presionin e krimit të organizuar./Burimi:Top Channel



Ju sugjerojmë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
E pazakontë/ 99-vjeçari bën 19 km rrugë çdo ditë për të parë gruan e sëmurë

E pazakontë/ 99-vjeçari bën 19 km rrugë çdo ditë për të parë gruan e sëmurë

Vendimi i mbledhjes së opozitës në Shkodër: Bojkot veprimtarive parlamentare

Vendimi i mbledhjes së opozitës në Shkodër: Bojkot veprimtarive parlamentare

U kërcënua nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Pacolli anulon takimin

U kërcënua nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Pacolli anulon takimin
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com