Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

2025/05/14 at 2:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë.


Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke i vënë “zjermin” skenës në Bazel të Zvicrës.

Një lloj magjepsjeje nga gjuha,  veshja, perkusioni, Beatriçe Gjergji si një shkëndijë zjarri dhe Kolë Laca me veshjen e zezë si nata.

Performanca ishte më e klikuara e mbrëmjes në faqen zyrtare të Eurovision në rrjetet sociale e ndërkohë dyshja janë kthyer në një fenomen. Njerëzit përpiqen të mësojnë kërcimin ikonik tashmë të Beatriçes, qeshin me humorin e natyrshëm të Kolës dhe mahniten nga thjeshtësia e tyre.

Çdo video e postuar është bërë virale, kurse performanca  ka vulosur pozicionin e Shqipërisë si pretendente për fitore.

Për Zefina Hasanin, e cila është pjesë e grupit që shoqëron Shkodrën Elektronike në Bazel, ndjesia e natës së mbrëmshme ka qenë e fuqishme.

Pas natës magjike, ajo flet për herë të parë për “Shije Shtëpie” në Tv Klan duke ndarë përshtypjet.

Zefina Hasani: Që në provën gjenerale që ishte një ditë më parë, unë e kam ndier shumë që kjo  performancë do të shkonte shumë.

Janë bërë disa prova këtu, por gjeneralja ishte e jashtëzakonshme,  ia  thashë edhe Beatriçes, Beas siç i themi ne këtu tani që po, kjo ishte dhe kisha një ndjesi, një parandjenjë që do të shkonte shumë mirë dhe ashtu shkoi.

Salla mbrëmë  është ngritur peshë nga performanca   “Zjermit”, nga ritmi, nga gjithë ajo energji që Beatriçja dhe Kola ditën të përcillnin mbrëmë nga skena. E kishin një ndjesi të brendshme ata dy artistë që do të jepnin gjithë shpirtin mbrëmë dhe ashtu ndodhi.

Frika s’ka qenë e pranishme te asnjë prej elementëve të dyshes, por emocionet i kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Publiku veçse ka amplifikuar gjithçka me reagimet pozitive kundrejt këngës.

“Kjo kënga është bërë si një lloj refreni i të gjithëve tashmë. Siç edhe Kola vetë e ka thënë, qëkur u shpallën fitues në festival, shqiptarët i kanë falënderuar, e kanë quajtur këtë këngë si këngën e tyre dhe  këtë kanë ndier gjithë këtë kohë, edhe kur filluan turin për prezantimin e këngës që do të çonin në Eurovision, në çdo tur, çdo herë e më shumë edhe të huajt e kanë bërë këtë këngën tyren.

Edhe këtu, te hoteli ku kemi ndenjur në pjesën e ambienteve të arenës ku bëhet Eurovision, shumë të huaj këndonin “shndrit, shndrit, ‘shndrit’”, thotë Hasani duke shtuar se kjo “ka ndodhur edhe në sallë.”

A do të mjaftojë ky “zjerm” e eufori, për fitoren?  Zefina Hasani është tepër optimiste për këtë dhe bën thirrje që mbështetja dhe votat e shqiptarëve nga jashtë të jenë maksimale.

Zefina Hasani: T’ju them të drejtën këtu sondazhet e ngrenë shumë lart Shqipërinë dhe unë mendoj që është hera e parë që ne duhet të besojmë fort dhe shqiptarët duhet të votojnë fort kudo që janë jashtë Shqipërisë se kjo është, duhet të votojnë ata që janë jashtë Shqipërisë, pse jo t’i shpallin fitues. Është  kënga e duhur, janë artistët e duhur dhe është atmosfera e jashtëzakonshme siç rrallë ka ndodhur kaq masive, është bërë shumë masive. Po shkon valë-valë them unë dhe e mbrëmshmja i dha edhe një shtysë  më shumë kësaj vale.

Pretendojmë fitoren dhe nuk është thjesht një ndjesi dhe nuk bazohet vetëm te  pjesa subjektive, por edhe te qendra e medias dje ka qenë një eufori e jashtëzakonshme dhe po na thoshin gazetarët që siç janë ngritur në këmbë mediat këtu për  “Zjermin”, nuk janë ngritur për asnjë këngë tjetër. Të gjitha sinjalet janë që nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe të huajt që e duan këngën dhe pa diskutim në treshen e parë unë e shoh shumë Shkodrën./tvklan



Ju sugjerojmë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Para
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa...
















TE FUNDIT

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkikut të Tiranës është duke u diskutuar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
3 Nëntor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com