Një emigrant shqiptar me banim në Itali është kthyer pranë familjes në Shqipëri, por është aksidentuar në aksin Shkodër-Dajç, në momentin që është përpjekur të shmangë një motoçikletë.
Si pasojë e manovrimit, automjeti tip “Ford” i drejtuar nga Kolec Ejllin ka përfunduar në kanal.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit dhe ai i motoçikletës, Vasel Gjeka. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës pasi kanë marrë dëmtime serioze.