Një banesë në lagjen Rus, në Shkodër, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një i moshuar gjendej në banesë, ku mund të ketë humbur jetën .
Zjarri ra në rrugën Nazmi Kryeziu të Rusit, në qytetin verior, ku mësohet se veç baneses ku shpërthu bombola e gazit, rrezikohen edhe 3 të tjera. Banesa mori flakë nga shpërthimi i bombolës së gazit. Policia dhe 5 zjarrfikëse kanë janë në vendngjarje.