Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve në Shkodër, të cilët u vetëmbytën në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.
Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka kërkuar edhe ndihmën e Forcave të ushtrisë për t’iu bashkuar ekipit të kërkimit të Policisë, RENEA dhe FNSH.
Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, e cila sipas policisë, nuk ka kishte shenja dhune. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga bashkëshortin që akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe se ka patur konflikte të vazhdueshme me gruan e tij.