Aktualitet

Shkodër/ U arrestuan për abuzime me tenderat, lihen të lirë 7 punonjës policie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 30/08/22 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lirojë shtatë punonjës policie nga 13 që ishin në total, të cilët ishin arrestuar për shpërdorim detyre lidhur me disa tendera.

Më parë, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur për punonjësit e policisë masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim ky që u rrëzua ditën e sotme.

Në këtë mënyrë, kryekomisar Saimir Rustemi është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” së bashku me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.

Gjatë masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë nje grup qytetarësh shkodranë protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi të cilit iu dha masa “arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Arrestimi i tyre u bë në muajin korrik pas një hetimi të Prokurorisë së Shkodrës, që zbuloi abuzime me tenderët në Drejtorinë e Policisë së kryeqendrës së Veriut në periudhën 2020-2021./Opinion.al

 

Pas