Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lirojë shtatë punonjës policie nga 13 që ishin në total, të cilët ishin arrestuar për shpërdorim detyre lidhur me disa tendera.
Më parë, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur për punonjësit e policisë masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim ky që u rrëzua ditën e sotme.
Në këtë mënyrë, kryekomisar Saimir Rustemi është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” së bashku me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.
Gjatë masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë nje grup qytetarësh shkodranë protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi të cilit iu dha masa “arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Arrestimi i tyre u bë në muajin korrik pas një hetimi të Prokurorisë së Shkodrës, që zbuloi abuzime me tenderët në Drejtorinë e Policisë së kryeqendrës së Veriut në periudhën 2020-2021./Opinion.al