Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit, në Postribë.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari dyshohet se është Çel Shabaj.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.