Aktualitet

Shkodër/ Shpërthim me tritol në banesën e efektivit të policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 02/06/22 |
Opi Nion

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në banesën e efektivit Pëllumb Vukaj në Shkodër. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Lënda plasëse ishte vendosur pranë murit të banesës të efektivit 49-vjeçar dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, -njofton policia./Opinion.al

Pas