Kronikë

Shkodër/Shpërthim me eksploziv në një makinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 26/12/20 |
Opi Nion

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve të para  lënda plasëse e dyshuar si tritol, ka qenë e vendosur në një automjet në lagjen “Partizani” të qytetit. Automjeti ka qënë i parkuar në oborrin e një banese.

Nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi nga policia 

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

 

Pas