Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 76.5 kg kanabis dhe ka vënë në pranga 3 persona. Operacioni “Vuksanaj” ka ndodhur në vendin e quajtur Stom, Golem në Shkodër ku janë gjetur 76.5 kg drogë, në një automjet tip “Land Rover” me targa AA 684 BF. Si rezultat i këtij operacioni kanë rënë në pranga shtetasit Binak Arra, Agostin Stenaj e Gjin Livalli, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.