Aktualitet

Shkodër/ Punëtorët e pastrimit në protestë për largimet nga puna


               Publikuar në : 21:33 - 09/11/19 |
Al Do

Punonjësit e sindikatave të pavarura dhe punonjësi e Shërbimit të Pastrimit në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë këtë të shtunë pasi pretendojnë se janë larguar nga puna.

Mësohet se kompania e kontraktuar për pastrimin është ndërruar dhe kjo ka sjellë largimin nga puna të punonjësve. Kompania e vjetër kishte 22 vite që kryente këtë shërbim.

Protestuesit pretendojnë se kompania e vjetër i plotësonte të gjitha nevojat e qytetit dhe se tashmë ajo është në proces gjyqësor dhe kështu nuk lejohet largimi i tyre nga puna.

Madje ka edhe nga ata që thonë se kontraktori i ri i ka komunikuar uljen e rrogës, duke e përdorur dicka të tillë për ti larguar nga puna.

“40 vjet punë kam aty. Kur kam shkuar aty, më kanë uluar pagën. Më thanë ik” tha një prej protestuesve. /Opinion.al

 

Pas