Është dashur ndërhyrja e forcave speciale për të shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës në Shkodër, të cilët dhunuan selinë e PS si dhe dogjën objektet që gjetën brenda saj.
Grupi i qytetarëve në protestë u futën brenda selisë së PS-së, nxorën gjithçka që kishte brenda, kompjuterë, karrige e banderola dhe u vendosën flakën jashtë ambienteve në rrugë.
Në rrugët e qytetit protestuesit u vendosën flakën edhe disa banderolave dhe tabelave të reklamave, ndërsa situata vijon që të jetë e tensionuar.
Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Kjo është dita e tretë e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, pasi ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar./ Opinion.al