Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Njoftimi për mbledhjen e këshillit është bërë përmes një dokumenti zyrtar, i cili mban firmën e prefektit.
Mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.
Mësohet se, në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës./ Opinion.al E.Xh.