Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur 17-vjeçar.
“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al