Një nuse nga Shkodra ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajkë të Shkodrës.
Ela Palushi ka spërkatur me benzine vjehrrën dhe kunatën në tentative për ti djegur, por nuk ja ka arritur qëllimit, duke shmangur një tragjedi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.