Kronikë

Shkodër/ Një grua gjendet e shtrirë në rrugë, dyshimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 21/02/21 |
Opi Nion

Një grua është gjetur e shtrirë në rrugë në lagjen Liria të Shkodrës, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës.

Dyshohet se gruaja rreth moshës 50 vjeçe mund të jetë përplasur nga një automjet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shkodrës kanë nisur tashmë hetimet, ndërsa gruaja është transportuar drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore, pasi gjendja e saj paraqitet e rëndë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar.

Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ Opinion.al

Pas