Kronikë

Shkodër/ Ngacmonte seksualisht të miturat, arrestohet 65-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 05/07/22 |
Opi Nion

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ngacmonte seksualisht disa të mitura.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi V.H., banues në fshatin Oblikë të Shkodrës.

Mësohet se 65-vjeçari i ngacmonte seksualisht të miturat në kohë e vende të ndryshme dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Njoftimi i policisë

Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Pas