Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bushat të Shkodrës.
Mësohet se mësuesja Shpresa Shima, rreth 40 vjeç ishte duke pritur furgonin e shkollës kur është goditur për vdekje nga një makinë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Policia ka nisur hetimet.