Një tjetër aksident është regjistruar këtë pasdite në Shkodër. Mësohet se një makinë ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri.
Sipas policisë, ka mbetur i plagosur 59-vjeçari me iniciale A.M. i cili është dërguar në spital ku po merr trajtim nga mjekët.
Grupi hetimor i policisë vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.