Te Fundit

Shkodër/Falsifikonin dokumente mjekësore e shkollore, 3 të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 01/04/22 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga polica ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në kuadër të një operacioni të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve.

Bëhet me dije se janë ndaluar  shtetasit: Skendër Priska 68 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”;

Brahim Brahimaj, 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, të kryera në bashkëpunim;

Pjerin Brahimaj 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë muajit Mars, këta persona  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente identifikimi, dokumente mjekësore dhe shkollore, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, 56-vjeçari me iniciale B.Sh, banues në Tiranë, me detyrë teknik-radiolog pranë një spitali privat në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 dokumente identifikimi (pasaporta), të dyshuara të falsifikuara, vizë angleze e dyshuar false, 1 laptop dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Pas