Buxheti i Bashkisë Shkodër që po diskutohet në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti ka sjellë edhe njëherë në vëmendje përçarjen brenda kamoit të majtë, midis dy aleatëve të mëdhenj. Anëtarët e LSI-së në këtë këshill bashkiak kanë braktisur aleatët socialistë dhe kanë bashkuar votat me këshilltarët e Partisë Demokratike, duke bërë që të buxheti të kalojë me votat e PD-së dhe LSI-së. Pritet ende një shpjegim përse ka ndodhur kjo përçarje në Shkodër, dhe nëse ka diçka më të thellë në këtë përçarje…