Një punonjës ka ndërruar jetë këtë të martë në ambientet e një fabrike në fshatin Shelqet, të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Mësohet se Ilirjan Doçi, 43 vjeç, është plagosur aksidentalisht në vendin e punës. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave./ Opinion.al